Tre trashëgimi kulturore dhe natyrore të Kinës përfshihen në Listën e Trashëgimive Botërore
2024-08-05 17:59:53

Në konferencën  e zhvilluar në fund të korrikut në Nju-Delhi të Indisë, tre trashëgimi kulturore e natyrore të Kinës u përfshinë në Listën e Trashëgimive Botërore, duke e çuar numrin e trashëgimive botërore në Kinë në 59 dhe duke e bërë Kinën, së bashku me Italinë, dy vendet me më shumë trashëgimi botërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) e ka përfshirë Boshtin Qendror të Pekinit në Listën e Trashëgimive Botërore, duke njohur tërësinë, origjinalitetin dhe gjendjen e mbrojtjes dhe të menaxhimit të tij.

Ndërtesa përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit(Foto:VCG)

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërtesa përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit(Foto:VCG)

Ndërtesa përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit(Foto:VCG)

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s deklaroi se Boshti Qendror i Pekinit përfaqëson një lloj unik në historinë botërore të qyteteve, mishëron konceptet tradicionale të filozofisë kineze "zhong" (qendër) e "he" (harmoni), si edhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në historinë e planifikimit urban në mbarë botën.

Organizata vlerësoi gjithashtu përpjekjet e jashtëzakonshme dhe arritjet e qeverisë kineze në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë të Pekinit.

Boshti Qendror i Pekinit, i krijuar fillimisht në shekullin e 13-të dhe i formuar në shekullin e 16-të, kalon nëpër qytetin e vjetër të Pekinit nga veriu në jug. Ai është boshti më i gjatë urban në botë sot, me gjatësi prej 7.8 km.

Gjithashtu në sesionin e 46-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shkretëtira Badain Jaran në Rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës së Veriut dhe pesë pika strehimi të zogjve shtegtarë të Kinës përgjatë bregdetit në Gjirin e Detit të Verdhë-Bohai (Faza II) e kaluan gjithashtu procesin e shqyrtimit dhe u përfshinë në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

Shkretëtira Badain Jaran(Foto:VCG)

E vendosur në rajonin super të thatë të Kinës Veriperëndimore, Badain Jaran është shkretëtira e tretë më e madhe dhe shkretëtira  e dytë më e madhe e lëvizshme e vendit.

Veçoritë e dukshme të shkretëtirës përfshijnë megadunat e rërës më të larta dhe më të qëndrueshme në botë, që arrijnë një lartësi prej 460 metrash, dendësinë më të madhe të liqeneve mes dunave, sipërfaqen më të madhe të së ashtuquajturës "rërë tingëlluese", si edhe relieve të tokës së gërryer nga era. Në saje të mbrojtjes së mirë, shkretëtira Badain Jaran është gjithashtu "shtëpia" e një numri speciesh bimore dhe kafshësh të egra, duke përfshirë mjellmat, delet argali dhe dhelprat.

Ndërkohë, Habitati i Zogjve Shtegtarë Nandagang në Cangzhou, në provincën Hebei përgjatë bregut perëndimor të gjirit Bohai të Kinës Veriore, është një zonë e mbrojtur natyrore ligatinore bregdetare që përfshihet në trashëgiminë botërore si një ndër pesë pikat e strehimit të zogjve shtegtarë. Ajo ka një sipërfaqe prej 7 500 hektarësh dhe përmban 271 specie shpendësh, duke përfshirë 16 në mbrojtje kombëtare të nivelit të parë dhe 52 të tjera të nivelit të dytë.

Foto:Xinhua

Pamje nga strehimi i zogjve shtegtarë përgjatë bregdetit në Gjirin e Detit të Verdhë-Bohai(Foto:Xinhua)

Zona e mbrojtur natyrore Nandagang është një ndalesë dhe pikë e rëndësishme tranziti në Rrugën Azi Lindore-Australazi për shtegtimin e zogjve në më shumë se 20 vende e rajone nga Arktiku në Azinë Juglindore dhe Australazi. Çdo vit, nga fundi i shkurtit deri në fillim të prillit dhe nga fillimi i tetorit deri në mes të dhjetorit, një numër i madh zogjsh shtegtarë ndalojnë këtu për të gjetur ushqim e për të përtërirë energjitë për udhëtimet e tyre të gjata. Statistikat tregojnë se 152 lloje shpendësh shtegtarë kalojnë çdo vit nga kjo rezervë, me lloje dhe grupe të ndryshme që ndërrohen çdo 5-10 ditë gjatë sezonit të migrimit.

Përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për të përtërirë ligatinat e kësaj zone të mbrojtur natyrore kanë pasur arritje të mëdha vitet e fundit, me mjedisin e përmirësuar që siguron një strehë të përshtatshme për zogjtë.