“Paris 2024”, Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e garës 3000 metra me pengesa
2024-08-05 11:31:36

Luiza Gega (Foto ATSH)

Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e garës 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, njofton ATSH.

Gega zbriti të dielën, në "Stade de France"’ duke debutuar në baterinë e dytë.

Por ajo nuk arriti që të japë më të mirën e saj dhe nuk ka mundur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë. Para olimpiadës Gega deklaroi se synonte të arrinte në finale.

"Paris 2024" ishte olimpiada e tretë për Luiza Gegën. (Fatosi)