Manjola Konini renditet e 37-ta në qitje në Olimpiadën e Parisit
2024-08-04 17:29:34

Manjola Konin në Olimpiadën e Parisit (Foto Atsh).

Manjola Konin në Olimpiadën e Parisit (Foto Atsh)

Shqiptarja Manjola Konini u rendit e 37-a në qitje, në garën 25 metra me pistoletë për femra.

Qitësja shqiptare grumbulloi 569 pikë, që nuk i mjaftuan për t’u kualifikuar në finale, teksa pak ditë më parë u eliminua dhe nga kualifikueset e disiplinës 10 metra me pistoletë, shkruan “ATSH”.

Konini bëhet sportistja e tretë shqiptare që mbyll garën në Lojërat Olimpike Paris 2024, pas noratëve Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku.

Tashmë shpresat e Shqipërisë për të arritur një medalje në këtë Olimpiadë janë tek 5 sportistë, Franko Burraj dhe Luiza Gega në atletikë dhe në mundje me Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. (Irma)