Xi Jinping uron To Lam për zgjedhjen sekretar i përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Vietnamit
2024-08-04 16:09:48

To Lam duke folur në një konference shtypi në Qendrën Kombëtare të Konferencave në Hanoi të Vietnamit, më 3 gusht 2024. / CFP

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh To Lam, duke e uruar për zgjedhjen si sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit.

Në mesazhin e urimit, Xi tha se mësoi me kënaqës To Lam është zgjedhur si sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit dhe do të donte t’i shprehte atij urimet e ngrohtnë emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze dhe në emrin e vet personal.

Duke theksuar se Kina e Vietnami janë vende fqinjsocialistmike, të lidhur me male dhe lumenj, Xi u shpreh se gjatë vizitës së tij shtetërore në Vietnam në dhjetorin e vjetshëm, të dyja palët deklaruan bashkërisht ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Vietnam, gjë që ka rëndësi strategjike, duke nisur një udhëtim të ri e një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet të dy partive dhe të dy vendeve.

Xi tha se është i gatshëm të punojë me To Lam për të udhëhequr zhvillimin e vazhdueshëm të ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Vietnam, për të çuar përpara miqësinë tradicionale, për të konsoliduar besimin politik reciprok, për të thelluar komunikimin strategjik dhe për të promovuar bashkëpunimin praktik, duke sjellë më shumë përfitime për dy popujt dhe duke dhënë kontribut pëpaqen dhe përparimin e njerëzimit. (Wang Lei/ Artan)