Një pamje e selisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, ShBA, 15 prill 2020. / CFP
Ekonomia e Kinës ka treguar një qëndresë të dukshme dhe PBB-ja e saj pritet të rritet 5 për qind sivjet dhe 4.5 për qind në vitin 2025, sipas raportit të fundit për Konsultimin e Nenit IV mbi Kinën për vitin 2024, i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) të premten.
Rritja e PBB-së së Kinës për vitin 2024 pritet të jetë në përgjithësi në përputhje me objektivat e vendit, ndërsa parashikohet që inflacioni të rritet gradualisht si pasojë e ngushtimit të hendekut të prodhimit dhe zbehjes së ndikimit të çmimeve më të ulëta të mallrave, theksohet në këtë raport.
Klientë duke zgjedhur apartamente në një zyrë shitjesh pasurish të patundshme në qytetin Yunfu të provincës Guangdong, më 6 korrik 2024. / CFP
FMN-ja theksoi përpjekjet e qeverisë kineze për të lehtësuar kufizimet në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe për të rritur besimin e blerësve të banesave, duke vlerësuar gjithashtu masat e politikës monetare të zbatuara nga Banka Popullore e Kinës, banka qendrore e vendit.
Një pamje e Distriktit Qendror të Biznesit të Pekinit, Kinë. / CFP
FMN-ja vuri në dukje gjithashtu rolin kyç të Kinës në përballimin e sfidave globale dhe në forcimin e sistemit tregtar shumëpalësh. Përpjekjet e Kinës për dekarbonizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm u njohën gjithashtu si kontribute të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe lulëzimin global. (Wang Lei/ Artan)