Gjatë pak më shumë se një jave në Olimpiadën e Parisit, bota ka dëshmuar krijimin e legjendave, konkurrim emocionues dhe thyerje rekordesh.
Kina dominon pingpongun dhe badmintonin për femra
Nuk është një gjë e zakonshme që një vend të ketë jo një, por dy medalistë në të njëjtën garë olimpike.
Çifti kinez i badmintonit Chen Qingchen dhe Jia Yifan u përballën me bashkatdhetarët e tyre Liu Shengshu dhe Tan Ning në ndeshjen për medaljen e artë dyshe për femra të shtunën, duke siguruar dy medalje të tjera për Kinën.
Çifti Chen dhe Jia fitoi të dy setet e ndeshjes, duke marrë medaljen e arit për Kinën./ foto CMG
Ndërkohë, në finalen individuale të pingpongut për femra, Chen Meng triumfoi mbi konkurrenten e saj po nga Kina Sun Yingsha, duke e shtuar me dy medalje të tjera totalin e vendit të tyre.
Chen Meng në finalen e Olimpiadës së Parisit, më 3 gusht 2024/ foto nga CFP
Krijimi i historisë
Dita e 8-të e lojërave olimpike ishte e mbushur si me dhembje, ashtu edhe me lavdi, me notaren amerikane Katie Ledecky, që theu rekordin e vet të medaljeve olimpike të sportisteve femra, dhe Julien Alfred të Saint Lucias, që triumfoi mbi Sha'Carri Richardson-in e ShBA-së në vrapimin 100 metra për femra, duke fituar medaljen e parë në histori për këtë vend të vogël të Karaibeve.
Julien Alfred nga Saint Lucia / foto nga CMG
Ledecky mori medaljen e vet të nëntë në not, duke shënon rekord për femra, pasi fitoi në garën 800 metra për femra stil i lirë, duke e konsoliduar pozicionin e saj si një nga sportistet më të mëdha në historinë olimpike.
Gara 800 metra për femra stil i lirë në Lojërat Olimpike të Parisit / foto nga CMG
Fitorja në stilin e lirë 800 metra shënon gjithashtu herën e katërt në karrierën e Ledecky-t që ajo triumfon në këtë kategori.
Dita e tetë e Olimpiadës së Parisit gjithashtu dëshmoi edhe herën e parë në histori që një teniste aziatike fiton një medalje të artë olimpike si individ për femra, kur kinezja Zheng Qinwen mposhti në finale kroaten Donna Vekic.
Tenistja kineze Zheng Qinwen në finalen e Olimpiadës së Parisit, 3 gusht 2024/ foto nga CMG
Gjimnastja legjendare amerikane Simone Biles bëri një paraqitje të paharrueshme në garën e kapërcimit të kaluçit për femra, duke fituar medaljen e vet të shtatë të artë dhe medaljen e dhjetë olimpike. Braziliania Rebecca Andrade fitoi argjendin.
Gjimnastja legjendare amerikane Simone Biles në Olimpiadën e Parisit / foto nga CMG
Fitore “milimetrike”
Stafeta e notit stil i përzier 4 x 100m të shtunën ishte një garë mjaft e ashpër.
Ekipi amerikan fitoi medaljen e arit pasi mundi ekipin kinez me një epërsi shumë të vogël, 0.12 sekonda. Gjatë kësaj gare pati disa ndryshime të kryesuesit dhe konkurrencë të fortë, duke çuar në një nga konkurrencat më emocionuese të Olimpiadës së Parisit. (Wang Lei/ Artan)
foto nga CMG