foto nga CFP
Zheng Qinwen e Kinës fitoi medaljen e artë olimpike në tenisin si individ për femra të shtunën, pasi mundi Dona Vekić të Kroacisë në finale.
Zheng fitoi ndeshjen me rezultatin 6-2 e 6-3 në stadiumin “Roland Garros”, duke marrë medaljen e parë të artë si individ në tenis për Kinën.
foto nga Xinhua
Zheng pati një rrugë të qëndrueshme në Paris, duke humbur vetëm dy sete gjatë gjithë turneut, dhe fitoi në gjysmëfinale të enjten me kampionen e tanishme të “French Open” Iga Świątek, polakja që radhitet në vendin e parë në renditjen botërore të tenisit për femra.
foto nga Xinhua
Suksesi i Zheng-ut është një vijim i vitit të saj të shkëlqyer, në të cilin ajo arriti finalen e saj të parë të “Grand Slam”-it në “Australian Open” në janar, dhe hyri në 10 të parat në renditjen botërore.
Pas fitores së Zheng-ut, numri i medaljeve të arta të marra nga Kina deri tani në Lojërat Olimpike të Parisit ka arritur në 16.
Pas shpalljes kampione të Zheng Qinwen-it, Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) postoi urime në rrjetin social, duke e quajtur atë “Mbretëresha e Parisit” (Qinwen Queen of Paris!) (Wang Lei/ Artan)