Shtohen rastet me viroza dhe Covid në Urgjencën e Pediatrisë
2024-08-03 19:22:05

Rreth 350 fëmijë i janë drejtuar në vetëm 24 orë Urgjencës Pediatrike të QSUT-së për ndihmë mjekësore. Shqetësimet kryesore kanë qenë ato gastroenterite të shoqëruara me temperaturë, por edhe infeksione respiratore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes aspak të zakonshme për sezonin veror, shkruan “RTSH”.

Mjekët e këtij shërbimi thonë se fëmijët gjatë muajit korrik u prekën edhe nga Covid dhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve, nëpër spitale do të rifuten sërish testet për koronavirusin.

Paraditja shënon një fluks më të ulët se pasditja, ku rëndesa vjen e shtohet gjatë natës. Mjekët e këtij shërbimi këshillojnë prindërit të mbajnë kontakte me mjekët e familjes dhe mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte pa u shëruar plotësisht. (Elona)