BE kritikon vrasjen pa gjyq të liderit të Hamasit
2024-08-03 16:46:14
Flamuri i BE-se (Foto ATSH)
Zëdhënësi i kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep Borrell, kritikoi vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në përputhje me kundërshtimin e BE-së ndaj “vrasjeve jashtëgjyqësore”, bën të ditur “ATSH”.
“Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale po kërkonte një urdhër-arresti për Haniyeh me akuza të ndryshme për krime lufte”,- shtoi zëdhënësi.
Ai bëri thirrje gjithashtu për përmbajtje maksimale, sepse asnjë vend dhe asnjë komb nuk mund të përfitojë nga përshkallëzimi i mëtejshëm në Lindjen e Mesme e më gjerë.
Irani dhe Hamasi akuzojnë Izraelin për vrasjen e Haniyeh në një sulm ajror teksa ai vizitonte Teheranin.
Izraeli ende nuk u është përgjigjur zyrtarisht pretendimeve. (Elona)
Lajmet Kryesore