Presidenti i Timorit Lindor: Zhdukja e varfërisë ekstreme - tendenca e modernizimit kinez, ndryshe nga ai perëndimor
2024-08-03 18:48:24

Më la përshtypje shumë të thellë zhdukja e varfërisë ekstreme në Kinë, një vend kolosal që realizon shndërrimin nga një ekonomi e varfër bujqësore në vendin e madh me përparësi teknologjike e mjekësore. Kështu e vlerësoi modernizimin e stilit kinez Presidenti i Timorit Lindor Jose Ramos Horta, gjatë një interviste ditët e fundit në Pekin për gazetarin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Duke folur për ndryshimet midis modernizimit të stilit kinez dhe atij tradicional perëndimor, Presidenti Horta tha se sot në vendin e tij, pothuajse nuk sheh më fëmijë këmbëzbathur. Mund të shihet qartë që çdo fëmijë mban një çantë të lirë por cilësore, të prodhuar në Kinë.

Kinezët kanë mjaft mençuri në kërkimin e tregut ndërkombëtar. Ata e dinë që gati 2 a 3 miliardë njerëz në botë janë në gjendje të shpenzojnë vetëm 2-5 dollarë në ditë, ndaj ata prodhojnë për këta njerëz. Ky treg shtrihet në Azi, Afrikë e madje në Evropë. Por kjo nuk do të thotë se Kina prodhon vetëm artikuj të lirë. Ajo prodhon gjithashtu produkte me teknologji të larta. Në këtë mënyrë, vetëm kinezët mund t’u ofrojnë të varfërve në mbarë botën, mallra që ata janë në gjendje të blejnë. Kjo është mençuria e Kinës. (Wang Lei/ Elona)