Tregtia e jashtme e Kinës dhe konsumi në rritje të qëndrueshme
2024-08-03 15:00:43

foto nga CFP

foto nga CFP

Që nga fillimi i vitit, Kina ka bërë përparime të qëndrueshme në aktivitetet tregtare, duke arritur një zhvillim cilësor dhe duke dhënë kontribute pozitive për ekonominë kombëtare, tha Li Yongsha, negociator i tregtisë ndërkombëtare i zëvendësministrit të Tregtisë së Kinës, gjatë një konference shtypi të enjten.

Li theksoi se konsumi ka ruajtur një rritje të qëndrueshme. Shitjet totale të mallrave të konsumit arritën në 23.6 trilionë juanë (3.3 trilionë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, me një rritje prej 3.7%.

Tregtia e jashtme vazhdoi rritjen. Importet dhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën përkatësisht prej 6.1% dhe 14%  në gjysmën e parë të vitit 2024, duke kontribuar me 13.9% në rritjen ekonomike.

Sipas një sondazhi së ministrisë, të kryer në 16 mijë kompani me investime të huaja në Kinë, më shumë se 70% e tyre presin një rritje të eksporteve këtë vit, shtoi Li.

Ndërkohë, investimet dhe bashkëpunimet me vende e tjera u rritën me shpejtësi. Investimet e drejtpërdrejta jo financiare arritën në 516 miliardë juanë në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 19.5%.

Gjithashtu, ministria mbajti 12 tryeza diskutimesh me kompani të huaja për të përmirësuar mjedisin e biznesit. Në gjysmën e parë të vitit, numri i kompanive të reja me investime të huaja të krijuara në Kinë arriti në 27 mijë. Ndërkohë përdorimi real i investimeve të huaja arriti 498.9 në miliardë juanë.

Li tha se ministria do të zgjerojë hapjen institucionale dhe do të thellojë reformën e sistemit të tregtisë së jashtme. Sistemi i menaxhimit të investimeve të huaja dhe të investimeve me jashtë do të hapet më tej, për të dhënë kontribute të reja, akoma më të mëdha, në nxitjen e modernizimit kinez, shtoi ai. (Wang Lei/ Elona)