Oresti Hoxhallari së shpejti me projekte të reja muzikore
2024-08-03 19:58:12

Oresti Hoxhallari duke regjistruar ne studio (Foto personale)

Oresti Hoxhallari duke regjistruar ne studio (Foto personale)

Oresti Hoxhallari është një ndër zërat e rinjë të muzikës popullore të Shqipërisë së jugut. Ai studion për kanto në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka publikuar dy këngë të cilat janë mirëpritur nga publiku. Gjithashtu ka marrë pjesë në disa aktivitete muzikore dhe gëzime familjare. Këngëtari korçar pritet të prezantojë në shtator dy këngë të reja. Në një intervistë për Radio Ejani Oresti Hoxhallari flet për fillimet e tij me këngën popullore dhe projektet.

Oresti Hoxhallari (Foto personale)

Oresti Hoxhallari (Foto personale)

CMG: Kur lindi pasioni për muzikën popullore?

Oresti Hoxhallari: Pasioni për muzikën popullore ka lindur në moshën 4-5 vjeçare, kur gjyshi im këndonte në gëzime familjare, sepse mblidheshin të gjithë burrat bashkë në krahinën tonë. Unë kur isha i vogël dëgjoja gjyshin kur këndnte.

CMG: Pra këngën popullore e ke të trashëguar nga familja

Oresti Hoxhallari: Këngën popullore e kam trashëguar nga gjyshi.

CMG: Kur ka qenë dalja e parë në skenë para publikut?

Oresti Hoxhallari: Dalja ime e parë në skenë ka qenë kur isha në klasën e pestë, kur kam kënduar në një aktivitet të shkollës për festat e 28-29 Nëntorit. Aty më dëgjuan mësuesit e muzikës dhe direkt më aktivizuan me këngët pooullore. Mbaj mend që në atë aktivitet kam qenë më i vogli nga pjesëmarrësit.

CMG: Çfarë kënge ke kënduar në atë aktivitet?

Oresti Hoxhallari: Kam kënduar këngën e këngëtarit Ylli Baka  “O moj Vlora me kurorë”. Jam pritur shumë mirë nga publiku, mora emocionet e para dhe ishte vërtetë shumë bukur.

Oresti Hoxhallari gjate nje performance (Foto personale)

Oresti Hoxhallari gjate nje performance (Foto personale)

CMG: Sa këngë ke realizuar deri tani dhe si janë pritur nga artdashësit?

Oresti Hoxhallari: Unë deri tani kam realizuar dy këngë popullore, njëra është këngë e re e imja dhe një kolazh me këngë të njohura. Më ka ndihmuar shumë këngëtari Orjent Memo, të cilin e falenderoj shumë. Këngën e parë ma ka dhënë ai dhe u bë shkas për këtë. Doja të vija më vonë me këngë popullore, por Orjenti më shtyu ta bëja më shpejt dhe më ka ndihmuar shumë.

CMG: Me cilët ke bashkëpunuar për realizimin e produksioneve muzikore?

Oresti Hoxhallari: Në këto dy projekte muzikore që kam realizuar deri tani, në këngën e parë më ka ndihmuar producenti Keidi Musta, i cili më ka përkrahur shumë, kurse në projektin e dytë Kristi Çunaj, është një klarinetist nga Gjirokastra.

CMG: Do dëshiroje që në të ardhmen të kishe ndonjë duet me këngëtarë të tjerë?

Oresti Hoxhallari: Kam shumë dëshirë për bashkëpunime, dhe mendoj që në të ardhmen të bëj një bashkëpunim me një këngëtar nga zona ime e Korçës.

CMG: Këndon vetëm këngë popullore të trevës së juglindjes apo dhe të jugut?

Oresti Hoxhallari: Unë këndoj këngë të zonës sime të Korçës, por dhe të jugut. Zëri im përshtatet më tepër te këngët e zonës së juglindjes, por  edhe ato të jugut i këndoj.

Oresti Hoxhallari me kengetarin Kastriot Tusha (Foto personale)

Oresti Hoxhallari me kengetarin Kastriot Tusha (Foto personale)

CMG: Ke marrë pjesë nëpër koncerte dhe si të ka pritur publiku?

Oresti Hoxhallari: Kam qenë në mjaft koncerte brenda Shqipërisë. Publiku deri tani më ka pritur shumë mirë dhe jam i kënaqur me mbështetjen maksimale që më ka dhënë.

CMG: E ke veshur ndonjëherë kostumin popullor të trevës suaj?

Oresti Hoxhallari: Kostumin popullor e kam veshur në disa koncerte që janë zhvilluar në zonën e Maliqit. Jam ndjerë vëtetë shumë mirë me veshjen popullore tradicionale.

CMG; Mendon se brezi i ri e pëlqen këngën ppullore?

Oresti Hoxhallari: Mendoj se  pjesa më e madhe e duan këngën popullore dhe është një numër i vogël që nuk e dëgjon muzikën popullore.

CMG: Ti studion në Universitetin e Arteve në degën e kantos. Mendon se shkolla të ka formuar më tepër profesionalisht si këngëtar?

Oresti Hoxhallari: Shkolla më ka formuar shumë nga ana muzikore, sepse më ka hequr  emocionin. Me shkollën jam aktivizuar në shumë koncerte. Mua më ka përkrahur shumë profesori im Kastriot Tusha, që e përshëndes. Ai më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe më ka formuar shumë mirë nga ana vokale.

CMG: Përveç muzikës a ke pasione të tjera ?

Oresti Hoxhallari: Deri tani nuk kam pasione të tjera, sepse jam fokusuar shumë tek kënga dhe shkolla. Dua të arrij maksimumin në këtë gjë që po bëj.

Oresti Hoxhallari gjate nje shfaqje (Foto personale)

Oresti Hoxhallari gjate nje shfaqje (Foto personale)

CMG: Cilat janë projektet e tua muzikore në vazhdim?

Oresti Hoxhallari: Këtë vit kam dy projekte të reja dhe besoj se në muajin shtator do t’i nxjerr.

CMG: Kush i shkruan tekstet e këngëve të reja?

Oresti Hoxhallari: Një tekst ma ka dhënë Orient Memo dhe tekstin e këngës tjetër e kam bërë vetë. Për mendimin tim është më mirë kur nxjerr këngë të reja, por edhe këngët e vjetra popullore janë të bukura.

CMG: Një përshëndetje për dëgjuesit tanë dhe miqtë tuaj.

Oresti Hoxhallari: Ju përshëndes të gjithëve dhe shumë faleminderit për ftesën në Bio Folk. Ju jam shumë mirënjohës.

Intervistoi: Gazmend Agaj

Oresti Hoxhallari gjate nje koncerti (Foto personale)

Oresti Hoxhallari gjate nje koncerti (Foto personale)