Dita 7 e Olimpiadës të Parisit: Medaljet e arta dhe dashuria janë në ajër
2024-08-03 15:39:15

foto nga CMG

foto nga CMG

Sportistët kinezë shkëlqyen në Lojërat Olimpike të Parisit më 2 gusht, duke rritur numrin e fitoreve të delegacionit të Kinës; 31 medalje, prej të cilave 13 të arta.

Huang Yaqiong dhe Zheng Siwei fituan medalje të artë në disiplinën badminton si çift i përzier. Fitorja u pasua nga një propozim për martesë për Huangun nga një tjetër lojtar kinez i badmintonit, Liu Yuchen, pas ceremonisë së dhënies së medaljeve.

Propozimi u ndoq nga të gjithë të pranishmit në sallën e lojrave të Parisit ku po zhvillohen ndeshjet e badmintonit, të cilët inkurajuan çiftin.

Ajo tha po.

foto nga CMG

foto nga CMG

Një tjetër çift kinez, Wang Xinyu dhe Zhang Zhizhen fituan medalje argjendi në tenis si çift i përzier. Medalja e artë u fitua nga tenistët çekë, Katerina Siniakova dhe Tomas Machac, ndërsa Gabriela Dabrowski dhe Felix Auger-Aliassime nga Kanadaja morën medalje bronzi.

Fitorja e papritur e tyre u theksua nga fakti se kjo ishte hera e parë që dy lojtarët e tenisit luanin së bashku. Partnerja origjinale e Zhangut, Zheng Qinwen, u detyrua të hiqte dorë nga ndeshja në çift për të fokusuar në garimin e saj individual, ku Zhengu hyri në finale. (Wang Lei/ Elona)

foto nga CMG

foto nga CMG