Luisa Laura Belli
2024-08-03 20:09:24

Gjatë festivalit (Foto personale)

Gjatë festivalit (Foto personale)

Rrëfimi i Luisa Laura Belli-t:

Arti për mua është një miks i shumë gjërave. Është jetë, dashuri, është harmoni por edhe rebelizëm. Është ndjesi emocionesh. Besoj që nuk mund të ekzistojë jeta pa art. Të mbush komplet dhe kur dëgjoj një këngë ose kur dëgjoj një simfoni, kur shoh një picture, të mbush komplet shpirtin me emocione të ndryshme.

Unë kam shumë vite tashmë që jetoj në Shqipëri. Shqipja ime nuk është perfekte akoma. Që nga momenti që është krijuar Hemingway Fun Club Albania si shoqatë jam pjesë e të gjitha aktiviteteve dhe në fakt e kam patur gjithmonë si ëndërr në sirtar pasi dëshira ime ka qenë gjithmonë për të organizuar aktivitete kulturore dhe jam shumë e lumtur që merem me këtë punë. Unë kam shumë vite që jetoj në Tiranë dhe është normale që të ndjej pak mungesën e qytetit tim Venecia, por kam sjellë një pjesë të vogël të Venecias në Tiranë, duke organizuar ballo me maska, që për ne në Venecia është një traditë shumë e lashtë dhe në mënyrën tonë të vogël e kemi krijuar, e kemi zhvilluar si aktivitet me fustane ballosh, me maskat veneciane dhe me muzikën baroke dhe kemi rikrijuar një sallon venecian të viteve 1700 në Tiranë.

Ballo me maska veneciane (Foto personale)

Ballo me maska veneciane (Foto personale)

Unë në Venecia kam mbaruar Universitetin për gjuhën dhe kulturën e Kinës dhe në fakt edhe gjatë periudhës së universitetit kam patur mundësinë për të krijuar disa projekte të vogla me pedagogët e mi dhe arti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Kur isha në vitin e tretë në universitet kemi shkuar në Kinë ku kam zhvilluar simestrin e dytë dhe atje kam patur mundësinë edhe për të udhëtuar dhe kam vizituar shumë vende artistike. Unë në fakt kam qenë gjithmonë e lidhur jo vetëm me artin kinez por edhe me artet budiste. Kam patur mundësinë të vizitoj shumë tempuj dhe shpella budiste dhe në fakt edhe diplomën dhe viti i tretë ja kam dedikuar artit budist. Ndërkohë unë temën e diplomës në master e kam patur të lidhur me literaturën, pikturën dhe me artin kinez, por në një fushë tjetër që ishte arti erotik.

Publiku i festivalit (Foto personale)

Publiku i festivalit (Foto personale)

Jazz fest lindi në 2013-të, më 21 korrik, sepse është ditëlindja e shkrimtarit Ernest Hemingway dhe ne jemi mbledhur në rrugicën “Kont Urani”, për të festuar ditëlindjen e tij në mënyrë shumë spontane. Më pas, vit pas viti është bërë gjithmonë një festë më e madhe me poezi, letërsi, balet, flamengo, muzikë jazz me ritme të ndryshme: nga balkan jazz, muzika kubane, afro jazz shumë ngjyra të muzikës jazz. Pasi jazz-i është vetëm thelbi dhe pastaj ka shumë ngjyra edhe ritme të ndryshme. Edicionin e pare të “Hemingway jazz fest” e kemi bërë tek rrugica “Kont Urani”, poshtë mimozave dhe ishte një festë dedikuar ditëlindjes së shkrimtarit.

Vit pas viti festivali u bë më i madh dhe e kemi bërë te “Kont Urani“ dy netë, një edicion e kemi bërë në Durrës tek “Vila e Zogut” dhe prej vitit 2019-të është vendosur tek oborri i Korpusit Universitar. Edhe aty është një ambjent i mrekullueshëm, por nga ana tjetër është një ambjent i mbyllur dhe pjesëmarrësit ndihen si në shtëpi.

Pamje nga festivali (Foto personale)

Pamje nga festivali (Foto personale)

Unë mendoj që është realisht ambjenti perfekt për Hemingway jazz fest. Qëllimi i festivalit, përveç faktit që të festojmë ditëlindjen e shkrimtarit, ka qenë gjithmonë promovimi i muzikës jazz dhe gjithë ritmet e muzikës por jo vetëm, edhe ngjyrat dhe stile të ndryshme. Ne kemi pasur pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe njerëzit janë përfshirë me ambjentin, me kodin e veshjes, me muzikën që e kanë shijuar, e kanë përjetuar dhe janë lidhur shumë me muzikën jazz.

Duhet të promovojmë muzikën, kulturënat e ndryshme sepse muzika bashkon kulturat dhe njerëzit dhe në fund të fundit ky është qëllimi ynë: harmonia mes njerëzve dhe bashkimi. Ne sapo kemi mbyllur erdicionin e 11-të të “Hemingway jazz fest”. Këtë vit kanë qenë tre netë komplet të ndryshme nga njëra tjetra. Natën e parë kishim në skenë dy banda: Tonino Carotone dhe Cesare Dell’Anna me Opa Cupa. Tonino Carotone është simboli i rebelizmit. Ai është shumë rebel që nga mënyra sesi jeton, si këndon dhe tekstet e këngët e tij janë shumë rebele. Ai ka bashkëpunuar prej shumë vitesh me Manu Chao.

Logo e festivalit

Logo e festivalit

Cesare Dell’Anna nga ana tjetër është jo vetëm një artist i mrekullueshëm, një nga trombistët më të mirë që ka Italia për muzikën jazz, por është edhe një mik i yni dhe ka sjell këtë vit një super koncert me badën e tij Opa Cupa. Me muzikë moderne jazz, acid jazz realisht e ka bërë publikun për vete. Natën e dytë kemi qenë më shumë drejt muzikës funk. Kishim në skenë Nik West me grupin e saj. Ajo ëshë mbretëresha e kitarës bass dhe ka bashkëpunuar me artistë të famshëm në botë si Princ, ndërkohë që tani është në turne me Lenny Kravitz dhe me Joss Stone. Gjithashtu është shumë e vlerësuar nga Quincy Jones, që është një nga producentët e famshëm të muzikës në botë. Ndërsa nata e tretë ka qenë komplet ndryshe pasi kemi pasur dy banda muzikore London Afrobeat me muzikë afro jazz dhe banda fantastike kolumbiane Killa Beatmaker që kanë sjellë në Tiranë, në “Hemingway jazz fest” muzkën e tyre që është një miks. Ata performojnë me Dj set, me instrumenta e shoqëruar me vokal dhe bashkojnë edhe muzikën indigjene të Andeve. Ka qenë realisht një natë e mrekullueshme. Jemi shumë të lumtur që për herë të parë në Shqipëri tek “Hemingway jazz fest” kemi pasur në tre netët e festivalit artistë shumë të ndritur të muzikës botërore.

Maratona me tren e festivalit (Foto personale)

Maratona me tren e festivalit (Foto personale)

Tashmë është një traditë për ne që dy netët e para të Hemingway jazz fest  kodi i veshjes të jetë me ngjyra ndërkohë që nata e tretë, 21 korriku, që kur lindi festivali në 2013 veshja është me të bardha, si simbol për paqe, dashuri e harmoni që janë elementët kryesorë që ne sjellim edhe marim nga publiku.

Përgjatë gjithë vitit ne organizojmë evente dhe aktivitete të ndryshme. Sapo kemi mbaruar “Hemingway jazz fest”, por në prill kemi patur “Swing maraton”, që është një maratonë e vërtetë sepse janë 12 performanca të ndryshme live dedikuar muzikës swing. Ne zakonisht e zhvillojmë në datën 30 prill, që është dita ndërkombëtare e muzikës jazz, dhe është një aktivitet në lëvizje sepse fillon me trenin i cili niset në Tiranë drejt Shkodrës. Janë katër orë e gjysmë udhëtim në tren në të cilin luhet muzikë live nga banda që vijnë nga e gjithë bota dhe pastaj vazhdon festa nëpër rrugicat e Shkodrës dhe përfundon aktiviteti në teatrin Migjeni ku zhvillohet koncerti dhe në fund një after party në hollin e teatrit. Ky ishte edicioni i gjashtë i “Swing maraton” sepse në fakt dy vite gjatë pandemisë nuk kemi pasur mundësi për ta zhvilluar si aktivitet.

Nëqoftëse do të kisha përballë Luisën kur ishte 20-të vjeç do i thoja :“Vazhdo sepse ëndrra jote do të bëhet realitet dhe ti do të kesh mundësi për të krijuar aktivitete, për të vazhduar me projektet, me muzikën, me artin” Unë ndihem realisht shumë me fat që jam këtu në Tiranë dhe mund të realizoj koncerte, ballo me maska. Jam gjithmonë e lidhur me artistët, me këngëtarët dhe nëqoftëse do të rrija në Itali, në Venecia nuk do të kisha pasur këtë mundësi ndaj jam realisht shumë me fat. Do t’i thoja vetes “Luisa vazhdo!”.

Instrumentiste në festival (Foto personale)

Instrumentiste në festival (Foto personale)