Ministrja Denaj: Eksportet e fruta-perimeve, mbi 47 mijë tonë në qershor
2024-08-02 15:04:13

Foto nga VCG

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se eksportet e frutave dhe perimeve gjatë muajit qershor arritën një sasi prej 47.030 tonësh, me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh, shkruan “ATSH”.

Këtë vit, eksportet e frutave shënuan rritje krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, performanca pozitive e sektorit bujqësor, me një rritje prej 31% krahasuar me qershorin e vitit 2023, tregon punën e fermerëve tanë për të ofruar cilësi konkurruese të produkteve shqiptare në tregun ndërkombëtar. (Irma)