Dita e Gjashtë e Lojërave Olimpike: Dy medalje të arta për Kinën
2024-08-02 16:55:23

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, në ditën e gjashtë të Lojërave Olimpike të Parisit u shfaqën një sërë arritjesh të shkëlqyeshme.

Kinezi Liu Yukun fitoi medalje të artë në finalen e gjuajtjes me pushkë 50 metra për meshkuj në 3 pozicione. Më herët këtë vit, Liu Yukun vendosi rekord botëror me rezultatin prej 463.6 pikësh. Kjo është medalja e katërt e artë e Kinës në gjuajtje, në Lojërat Olimpike të Parisit.

Mbajtësja e rekordit botëror Yang Jiayu fitoi medaljen e parë të artë të Kinës në atletikë në Lojërat Olimpike të Parisit, duke fituar garën e ecjes 20 km për femra me një rezultat 1 orë 25 minuta dhe 54 sekonda. Kjo fitore shënoi medaljen e katërt të artë olimpike të Kinës në garën e ecjes 20 km për femra. (Fani)