Foto nga CFP
Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme vijon dërgimin e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë shqiptare jashtë vendit.
Përmes një njoftimi për shtyp, kjo qendër njofton se 700 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën të mërkurën në tri shtete për nxënësit dhe mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.
“520 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Bernë të Zvicrës. 120 tekste për në Kopenhagë të Danimarkës dhe 60 tekste u nisën për në Tel Aviv të Izraelit”,- thuhet në njoftim.
Për herë të parë, mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë do të kenë edhe Nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”, shkruan “ATSH”.
Përveç teksteve të dërguara, QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe. (Irma)