Betohen në Presidencë ministrat e rinj
2024-08-01 10:42:45
Foto nga VCG
Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan në Presidencë.
Ministrat e rinj, Ervin Hoxha në krye të Ministrisë së Brendshme, Petrit Malaj në drejtim të Ministrisë së Financave dhe Pirro Vëngu në Ministrinë e Mbrojtjes, së bashku me Taulant Ballën që mori drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u betuan mbi Kushtetutë, ndërsa morën edhe dekretin e presidentit Begaj, bëri të ditur “RTSH”.
Emrat e rinj në kabinetin qeveritar erdhën pas ndryshimeve dhe lëvizjeve në qeveri që kryeministri Edi Rama bëri në Kongresin e Partisë Socialiste. (Elona)
Lajmet Kryesore