Foto nga CFP
Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj një letre të sipërmarrësve hongkongas me origjinë nga Ningbo, duke përfshirë Bao Peiqing, Cao Qiyong etj., për t'u shprehur atyre inkurajimin e tij.
“Për shumë vjet me radhë, ju keni trashëguar traditën patriotike të paraardhësve tuaj, duke dhënë kontribut për përparimin e vendlindjes dhe zhvillimin e atdheut nëpërmjet biznesit dhe ndihmës ndaj arsimit,” u shpreh ai në letër.
Presidenti Xi theksoi më tej se modernizimi kinez promovon rilindjen kombëtare e kjo kërkon përpjekjet e përbashkëta të të gjithë kinezëve. “Shpresoj se ju do të vazhdoni të merrni pjesë aktivisht në çështjen e reformës dhe hapjes të vendit dhe në modernizimin kinez, për të dhënë kontribut të ri për rilindjen e kombit kinez,” u shpreh Xi Jinping-u.
Për shumë vjet, mjaft biznesmenë nga Ningbo, si Bao Yugang e Shao Yifu, kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e qytetit të tyre dhe të atdheut. Pak kohë më parë, pasardhësit e këtyre biznesmenëve në Hong-Kong i shkruan një letër presidentit Xi Jinping, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë në modernizimin e atdheut. (Fani)