Kryeministri Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni, se Shqipëria do t’ju ofrojë punë të mirëpaguar
2024-08-01 15:02:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të rikthehen në atdhe, sepse së shpejti Shqipëria do t’u ofrojë atyre punë të mirëpaguar.

Në fjalën e tij në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Rama u shpreh se porti do të sjellë punësim cilësor të mirëpaguar, citon “RTSH”.

“Porti është një tjetër argument dhe një tjetër arsye që ne të shkojmë më shpejt përpara me reformën e re që po bëjmë për arsimin profesional”,- u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se ndërkohë është një tjetër arsye për t’i thënë shqiptarëve që punojnë në Greqi në sektorin e shërbimeve që të kthehen, sepse në fund të muajit do t’u ngelen më shumë para në vendin e tyre.

“U them njëkohësisht të tjerëve që janë të angazhuar sot në infrastrukturë, patjetër shumë më mbresëlënëse që ka Greqia në industrinë portuale, që së shpejti Shqipëria do t’u ofrojë atyre punë të paguar mirë për t’u kthyer dhe për të qëndruar këtu”,- u shpreh Rama. (Elona)