Foto nga CMG
Dita e pestë e Olimpiadës së Parisit shënoi triumfin e zhytëseve kineze Chen Yuxi dhe Quan Hongchan, që fituan medaljen e artë në hedhjen e sinkronizuar nga platforma 10 metra për femra, duke lënë pas dyshen e Koresë së Veriut Jin Mi Jo dhe Mi Rae Kim, të cilat u renditën të dytat, dhe britaniket Toulson Lois e Andrea Spendolini, që fituan medaljen e bronzit.
Foto nga CMG
Edhe Yawen Deng e Kinës fitoi medaljen e arit në BMX stil i lirë për femra, duke triumfuar mbi Perris Benegas të ShBA-së dhe Natalya Diehm të Australisë.
Zhang Boheng i Kinës mori medaljen e argjendtë në finalen e gjimnastikës së gjithanshme për meshkuj dhe shoku i tij i ekipit Xiao Ruoteng atë të bronzit, ndërsa Shinnosuke Oka i Japonisë fitoi medaljen e artë.
Foto nga CMG
Ylli kinez i notit Zhanle Pan bëri të vetën medaljen e artë me një rezultat të shkëlqyer, duke thyer rekordin e tij botëror në stilin e lirë 100 metra për meshkuj me një kohë 46.40. Pan e kishte vendosur rekordin e mëparshëm botëror me kohën 46.80 po këtë vit, në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në kryeqytetin e Katarit Dohë.
Kina gjendet në krye të klasifikimit të medaljeve olimpike në fund të ditës së pestë, me nëntë medalje ari, duke lënë pas vendin organizator, Francën, që renditet e dyta, dhe Japoninë në vendin e tretë.