Rehabilitimi i lumit Lana, Veliaj: Kush preket do të përfitojë banesë të re
2024-08-01 15:23:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, prezantoi projektin për rehabilitimin e lumit Lana nga zona e “Pallatit me Shigjeta” te rruga “Teodor Keko”.

Sipas kryebashkiakut, projekti është vijim i punëve të nisura dhe të kryera nga ish-kryebashkiaku Edi Rama në vitet 2000-2011.

Veliaj shtoi se nga ky investim i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit përfitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa 317 familjet që preken (edhe ato pa dokumente pronësie) do të përfitojnë fillimisht bonus qiraje dhe më pas nga një banesë të re falas, bën të ditur “RTSH”. Veliaj  u bëri thirrje  qytetarëve që të bashkëpunojnë me bashkinë. 

“Kush bashkëpunon i pari, do të futet në shtëpi i pari. Në këtë kuptim, kush vjen i pari, shërbehet i pari. Kush mendon që familjen e tij do ta vërë në dispozicion të një politike që na prodhoi Lanën siç e kemi sot, apo realitetet urbane katastrofike, siç ishin “Kombinati” dhe “5 Maji”, në zaptim total, le të vazhdojë, nuk e ndalojmë dot”,-  tha kryebashkiaku Veliaj. (Elona)