Ministri Balla: Zero tolerancë për zjarrevënien e qëllimshme
2024-07-31 15:02:57
Zjarret (Foto Atsh)
Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, deklaroi se Policia e Shtetit do të tregojë zero tolerancë për autorët e vënies së zjarreve.
“Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një tjetër autor zjarrvënieje në Malësinë e Madhe. Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim”,- shkroi ministri Balla në një postim në rrjetet sociale, citon “ATSH”.
Ministri Balla u bëri apel qytetarëve që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para. (Irma)
Lajmet Kryesore