Temperaturat e larta ne Kashmir (Foto Msn)
Kashmiri, në Indinë veriperëndimore, është goditur nga një valë e të nxehtit intensiv, duke regjistruar të hënën temperaturën më të lartë të korrikut në 25 vjet.
Sipas Zyrës Meteorologjike, qyteti Srinagar regjistroi një temperaturë maksimale prej 36.2 gradë celsius, më e nxehta që nga 9 korriku 1999, kur termometri shënoi 37 gradë Celsius, shkruan “ATSH”.
Dita më e nxehtë e korrikut në Srinagar u regjistrua më 10 korrik 1946, me temperatura që arritën deri në 38.3 gradë celsius.
Qytetet Qazigund dhe Kokernag në Kashmirin jugor gjithashtu shënuan ditën e tyre më të nxehtë të korrikut të dielën, me temperatura 35.6 gradë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 34.5 gradë celsius të regjistruar më 11 korrik 1988. (Irma)