UNRWA përsërit thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
2024-07-31 16:57:49

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, shkruan “RTSH”.

Në një deklaratë të postuar në “X”, UNRWA-ja përmend urdhrat e përditshëm të evakuimit të detyruar nga Ushtria izraelite, duke i detyruar banorët e Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë.

Agjencia bëri të ditur se, pavarësisht nga këto evakuime, siguria mbetet e brishtë kudo në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori 2023, forcat izraelite kanë vazhduar sulmet e tyre në Rripin e Gazës, duke çuar në mijëra viktima, kryesisht midis fëmijëve dhe grave, dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në infrastrukturën e rajonit. (Irma)