Presidenti shqiptar Bajram Begaj (Foto Panorama)
Pas propozimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama për të ndryshuar qeverinë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar emrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Ervin Hoxha do të jetë ministër i Brendshëm, Petrit Malaj, ministër i Financave, Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes dhe Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, shkruan “Panorama”.
Presidenti dekretoi edhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrit të Financave, Ervin Mete, dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Shqipërisë u votuan dekretimet e reja të bëra nga Presidenti i Republikës.
Elisa Spiropali u propozua nga kryeministri Rama për kryetare të Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë post Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqjen disa ditë më parë. (Irma)