Presidenti ukrainas (Foto Atsh)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk do të mund t’u japin përgjigje thirrjeve për armëpushim, nëse Rusia vazhdon sulmet e saj në territorin ukrainas. Ai theksoi se Ukraina do të zhvillojnë një plan veprimi për paqen deri në fund të nëntorit, shkruan “ATSH”.
Në një intervistë televizive, Zelensky tha se mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë për një përfundim të drejtë të konfliktit.
“Durimi, mbështetja për Ukrainën dhe presioni diplomatik për Rusinë janë tre faktorët për një përfundim të drejtë të konfliktit. Nëse SHBA-ja dhe vendet europiane ruajnë unitetin, kjo do të krijojë presion shtesë dhe do t’i tregojë Rusisë se nuk ka asnjë shans”,- tha presidenti ukrainas.
Ai theksoi se do të fillojë negociatat e detajuara me vende të ndryshme për integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se deri në fund të nëntorit do të zhvillojë një plan veprimi për paqen. (Irma)