Mbeshtetje per personat qe nuk degjojne (Foto Atsh)
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë, me mbështetjen e UNDP-së, me anë të projektit “Drejt punësimit përmes informacionit të aksesueshëm”, po ndihmon të rinjtë që nuk dëgjojnë të integrohen në tregun e punës.
Projekti zbatohet nga ANAD-i, në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së, “Askush mos të mbetet pas”, i cili financohet nga qeveria zvicerane, shkruan “ATSH”.
Sipas INSTAT-it, në Shqipëri janë rreth 39.000 persona që nuk dëgjojnë.
Kjo kategori has vështirësi në qasjen e informacionit për t’u shkolluar dhe për të gjetur punë. Për shkak të këtyre vështirësive, pjesa më e madhe e tyre e kanë të vështirë të integrohen në tregun e punës dhe të rrisin të ardhurat e tyre. (Irma)