Presidenti Begaj: Intensifikim i bashkëpunimit politik dhe diplomatik me Bosnjë-Hercegovinën
2024-07-31 11:31:04

Presidenti Begaj (Foto Atsh)

Presidenti Begaj (Foto Atsh)

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviç. Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjë-Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm, shkruan “ATSH”.

Presidenti përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si dhe përparimin e Bosnjë-Hercegovinës drejt integrimit europian me vendimin nga ana e Këshillit të Europës për çeljen e negociatave me BE-në. (Irma)