Drejtoria e Metrologjise (Foto Atsh)
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është në pararojë të përmirësimit të sistemit kombëtar të metrologjisë, duke e harmonizuar atë me standardet europiane.
Ministri Gonxhja tha se me qëllim eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë, në 6-mujorin e parë të vitit janë kryer mbi 18 mijë verifikime të instrumentëve matës ligjërisht të kontrolluar, një përkushtim ndaj saktësisë, shkruan “ATSH”.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 10.059 subjekte, duke garantuar standarde të larta për të gjithë.
Ministri bëri të ditur se gjatë kësaj periudhë janë gjeneruar 28.339.745.7 lekë të ardhura. (Irma)