Guvernatori Sejko: Me SEPA, pagesa të shpejta, të sigurta dhe më të lira
2024-07-30 15:13:49
Guvernatori Sejko (Foto Oranews)
Shqipëria pritet të hyjë në SEPA, Zona e Përbashkët Europiane e Pagesave.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një videomesazhi në rrjete sociale tha se me SEPA-n pagesat janë të shpejta, të sigurta dhe më të lira.
“Pagesat mund të bëhen nga kudo në Europë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa apo tarifa të larta për transferimet kufitare të euros”,- u shpreh guvernatori, shkruan “ATSH”.
Ai theksoi se qytetarët mund të dërgojnë para me komoditet të lartë dhe me çmime disa herë më të ulëta se aktualisht.
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA shihet pozitivisht edhe nga industria bankare. (Fatosi)
Lajmet Kryesore