Presidenti Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët
2024-07-30 11:36:18
Erdogan (Foto Euronewsalbania)
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë, shkruan “Panorama”.
“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli mos t’i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak e Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm edhe në këtë rast”,- deklaroi Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.
Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk.
Në vitin 2020, Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, për të mbështetur qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar atje. (Fatosi)
Lajmet Kryesore