Madrid, zhvillohet dialogu “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”
2024-07-30 14:47:59

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Të hënën u zhvillua në Madrid dialogu “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re” dhe aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Spanjë, ku pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi mundësitë e sjella nga thellimi i reformave në Kinë në epokën e re dhe nxitja e mëtejshme e modernizimit të stilit kinez. Në këtë veprimtari të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), u arritën marrëveshje për bashkëpunimin praktik në fushën e medies, filmit, televizionit dhe artit.

Në fjalimin e rastit, drejtori i CMG-së, Shen Haixiong, u shpreh që në plenumin e 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës që sapo u mbyll, u miratua rezoluta për thelllimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të reformës dhe për nxitjen e modernizimit të stilit kinez, ku janë përfshirë mbi 60 nene e 300 masa reforme. Mund të parashikohet që modernizimi i stilit kinez do t'i lejojë gjithashtu botën të ndajë më shumë nga "mundësitë e Kinës", u shpreh kreu i CMG-së, duke shtuat që Reforma dhe Hapja është një udhëtim i dyanshëm mes Kinës dhe botës. Thellimi i mëtejshëm i reformës nga Kina në mënyrë të gjithanshme pa dyshim do të sjellë më shumë siguri të çmuar në botën kaotike e do të japë më shumë energji kineze për nxitjen e zhvillimit dhe të prosperitetit të përbashkët të njerëzimit.


Shen theksoi gjithashtu që, edhe pse Kina dhe Spanja ndodhen mijëra kilometra larg, shkëmbimet dhe mësimi reciprok mes qytetërimeve kurrë nuk kanë ndaluar. Si një media e re kryesore e nivelit botëror, CMG-ja ka qenë gjithmonë e angazhuar për promovimin e shkëmbimeve njerëzore midis Kinës dhe Spanjës dhe mirëkuptimit reciprok ndërmjet të dy popujve. "Ne presim thellimin e bashkëpunimit me homologët tanë spanjollë me burime të pasura, aftësi të mrekullueshme krijuese e teknologji moderne, duke u ofruar një festë më të pasur shpirtërore popujve të të dy vendeve, duke krijuar së bashku produkte më novatore kulturore e krijuese, duke promovuar ndarjen e mundësive globale nga thellimi i reformës në epokën e re ndërmjet Kinës e Spanjës dhe duke promovuar bukurinë dhe lulëzimin e përbashkët të kulturave kineze dhe perëndimore.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Drejtori i Institutit të Kinematografisë dhe Arteve Audiovizuale të Spanjës Ignasi Camos vuri në dukje se, që nga vendosja e lidhjeve diplomatike gjysmë shekulli më parë, marrëdhëniet Spanjë-Kinë kanë ruajtur gjithmonë një nivel të lartë. Vitet e fundit, të dy vendet kanë arritur bashkëpunim të frytshëm në fushat e kulturës, medies dhe artit. Filmat spanjollë kanë marrë pjesë aktivisht në festivalet e mëdha të filmit në Kinë dhe një numër i madh veprash të shkëlqyera kinematografike  e televizive nga të dyja palët kanë kapërcyer largësinë dhe kanë thyer pengesat, duke bërë që popujt e të dy vendeve të thellojnë mirëkuptimin dhe dashurinë e tyre për kulturën e njëri-tjetrit. "Ne besojmë se veprimtaria e sotme do të jetë një fuqi nxitëse për të shkurtuar më tej distancën mes dy vendeve dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Spanjës dhe Kinës nëpërmjet shkëmbimeve njerëzore të nivelit të lartë dhe thellimit të bashkëpunimit. Ne presim me padurim të shfrytëzojmë këtë mundësi që, bashkë me CMG-në, të zgjerojmë fushat e të pasurojmë format e bashkëpunimit, si edhe të vazhdojmë të ruajmë bashkëpunimin e ngushtë në promovimin e historisë së gjatë, kulturës, zhvillimit shoqëror dhe traditave të të dy vendeve, për të ndërtuar një urë miqësie mes dy popujve, për të nxitur dialogun e shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve botërore dhe për të dhënë kontribut në përballimin e sfidave të përbashkëta të njerëzimit," vuri në dukje ai.


Ambasadori i Kinës në Spanjë, Yao Jing, u shpreh që dialogu dhe aktiviteti i shkëmbimeve, të organizuara nga ana e CMG-së, do të ndihmojnë miqtë spanjollë të kuptojnë më mirë thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes të Kinës në epokën e re dhe dotë ofrojnë më shumë raste për bashkëpunimin Kinë-Spanjë në fusha të ndryshme. Vitet e fundit, marrëdhëniet kino-spanjolle kanë pasur zhvillim të mbarë dhe dy palët e kanë respektuar gjithmonë njëra-tjetrën, janë mbështetur në parimet e barazisë e të përfitimeve të përbashkëta dhe kanë ndjekur rrugën e miqësisë ndërmjet kulturave dhe sistemeve të ndryshme. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Spanjën dhe është e gatshme të nxitë partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-spanjoll në një nivel të ri me rastin e thellimit të Reformës dhe Hapjes në epokën e re.


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në të njëjtën ditë, programet e CMG-së me temën “Modernizimi i stilit kinez” filluan të transmetohen. Dhjetë programe cilësore, si “Modernizimi i stilit kinez, forma e re e qytetërimeve të njerëzimit”, “Vendosmëria e shquar”, “Pekin-Madrid” kanë treguar praktikat dhe perspektivat e modernizimit kinez, duke përfshirë shumë histori të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës e Spanjës.


Programet transmetohen në mediat kryesore spanjolle, si "Mediaset", agjencia e lajmeve EFE, Kanali 4 i Lajmeve, Kanali 33, Barcelona TV, 101TV, "Digiworld" etj.


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në këtë veprimtari u shpall edhe fillimi i shumë projekteve kulturore të CMG-së në fushën e historisë, kulturës, përhapjes së informacionit, kinematografisë, televizionit e arteve, me synim që të thellohen shkëmbimet mes qytetërimeve në jetën e përditshme të dy popujve. “Udhëtimi i gazetarëve spanjollë në Kinë” do të ftojë gazetarë spanjollë në Kinë për të parë nga afër frytet e pasura të Reformës dhe Hapjes së Kinës e për të bërë njoftime multimediatike mbi zhvillimin ekonomik dhe trashëgiminë kulturore. Krahas kësaj, edhe projekti kulturor “Thesarët kombëtarë” (versioni ndërkombëtar) ka dhënë ftesa për thellimin e bashkëpunimit me muzetë spanjollë.


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Për të shfrytëzuar më tej fuqinë e imazhit dhe për të treguar sa më mirë historinë e miqësisë Kinë-Spanjë, CMG-ja shkëmbeu memorandum bashkëpunimi me Festivalin e Filmit të Malagës në Spanjë. Të dy palët do të forcojnë shkëmbimet njerëzore, do të krijojnë një mekanizëm rekomandimi reciprok për filmat, do të marrin pjesë gjerësisht në festivalet e filmit të organizuara nga njëra-tjetra dhe do të mbajnë së bashku festivale filmi tematike dhe aktivitete me prani fizike ose në internet. (Jiang Lei)