Zjarret (Foto Oranews)
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, citon “ATSH” të dhënat e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes.
Harta e këtyre zjarreve ka përfshirë gjithë Shqipërinë nga veriu në jug. Për shuarjen e tyre janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë shqiptare.
Vijojnë të jenë aktive zjarret në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë së Vlorës, ku situata po përmirësohet ngadalë.
Nën kontroll janë dhe disa zjarre në Lezhë, Shëngjin, Tropojë, Vaun e Dejes, Elbasan dhe Maliq.
Ministria e Mbrojtjes përsëriti thirrjen për banorët që të raportojnë në kohë pranë strukturave vendore çdo vatër zjarri, në mënyrë që të parandalohet përhapja në sipërfaqe më të gjera. (Fatosi)