Kryeministri Edi Rama (Foto Sotnews)
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bën ndryshime në krye të legjislativit dhe në qeveri, shkruan “RTSH”.
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të marrë postin e kryetares së Parlamentit, në vend të Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha.
Bledi Çuçi do të marrë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, do të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar Socialist, dhe do të zëvendesohet nga Pirro Vëngu.
Petrit Malaj do të jetë ministër i Financave, në vend të Ervin Mete.
Propozimet e reja pritet të miratohen nga Parlamenti, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, që do të zhvillohet në orën 18:00.
Po ashtu, priten edhe dekretet e presidentit Bajram Begaj, për lirimin nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj të propozuar nga Rama. (Fatosi)