Ministrja Koçiu: Gati ambientet e reja të trajtimit ditor në Spitalin Qendror në QSUT
2024-07-30 11:46:46

Spitali (Foto Oranews)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, njoftoi se në Spitalin Qendror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë gati ambientet e reja të njësive të trajtimit ditor, shkruan “ATSH”.

“Rilindur dhe pajisur me teknologji të fundit, këto njësi do të ndihmojnë rreth 65.000 pacientë me shërbime cilësore në dializë; toksikologji; alergologji; dermatologji; reumatologji dhe hematologji”,- tha Koçiu.

Spitali Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit. Ky spital ka kapacitet 345 shtretër dhe ka 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria. (Fatosi)