Edi Rama (Foto Sotnews)
Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë ata që duan t’i bashkohen Partisë Socialiste që të aplikojnë në platformën “Deputeti që duam”, duke e cilësuar një platformë inovative për Shqipërinë 2030, shkruan “ATSH”.
“Idetë e reja, njerëzit dinamikë me guxim dhe vendosmëri do ta çojnë Shqipërinë vetëm përpara. Partia Socialiste ju fton në platformën inovative “Deputeti që duam”. Apliko tani për t’u bërë pjesë e ndryshimit, pjesë e përfaqësimit, për profesionistët, për gratë, për diasporën, për rininë”,- deklaroi kryeministri Rama në një postim në rrjete sociale.
Risia e kësaj platformë për zgjedhjet e ardhshme është mundësia që u jepet kandidatëve të vendosin theksin te një temë që e kanë përzemër.
Një tjetër risi e kësaj platforme është edhe opsioni konfidencial i cili i lejon mundësinë e aplikimit të gjithë atyre që janë të angazhuar në organizata ndërkombëtare, apo kanë angazhime të larta në sektorin privat në Shqipëri apo jashtë vendit. (Fatosi)