Presidenti ukrainas (Foto Rtsh)
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenski, deklaroi në një intervistë televizive se durimi, mbështetja për Ukrainën dhe presioni diplomatik, do të ndihmojnë në fundin e konfliktit me Rusinë, shkruan “RTSH”.
Foto nga VCG
Sipas tij, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet europiane ruajnë unitetin, do të shtohet presioni dhe do t’i tregojnë Rusisë se nuk ka asnjë shans për të vazhduar përpara.
Zelenski theksoi se ai nuk mund t'i përgjigjet thirrjeve për armëpushim derisa Rusia vazhdon të pushtojë territorin ukrainas. Ai tha se deri në fund të nëntorit do të krijojë një plan veprimi për paqen.
Zelenski zbuloi se gjatë një bisede telefonike ai kishte ftuar ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të vizituar Ukrainën.
Foto nga VCG
“Nëse Tramp dëshiron të mësojë diçka për Ukrainën, ai mund të vijë dhe të shohë vetë ose të më pyesë. Ne kemi qenë në kontakt me ekipin e tij. Trump më tha se ishte i disponueshëm për çdo pyetje”,- tha Zelenski. (Fatosi)