Sportistët më të mirë kinezë shkëlqejnë në ditën e tretë të Olimpiadës së Parisit
2024-07-30 14:53:23

Foto AFP

Sportistët më të mirë të Kinës dëshmuan aftësitë e tyre në ditën e tretë të Olimpiadës së Parisit, duke shkëlqyer në një numër disiplinash. 

Lian Junjie dhe Yang Hao morën medalje të artë olimpike në zhytjen e sinkronizuar nga platforma 10 metra për meshkuj, ndërsa notari Xu Jiayu fitoi medaljen e argjendit në finalen e 100 metrave stil shpinë për meshkuj. Xu ka marrë më parë dy medalje argjendi në Lojërat Olimpike të vitit 2016, duke u bërë notari i parë mashkull nga Kina që fiton një medalje në stil shpinë. 

Ekipi kinez mori gjithashtu medaljen e argjendit në gjimnastikën ekipore për meshkuj. 

Mbrojtësi i titullit kampion Cheung Ka-long nga Hong-Kongu i Kinës fitoi medalin e arit në skermë për meshkuj, duke mundur debutuesin olimpik Filippo Macchi të Italisë 15-14 në një ndeshje të fortë. 

Ndërkohë, ekipi kinez i femrave në volejboll arriti një fitore 3-2 në raundin paraprak mbi kundërshtarin e vet të parë, ShBA-në.