Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u shuan 23 vatra zjarri
2024-07-29 16:56:07

Zjarret (Foto Rtsh)

Zjarret (Foto Rtsh)

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi të dielën se në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri, prej të cilave janë aktive vetëm gjashtë, bën të ditur “RTSH”.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se struktrurat përkatëse janë angazhuar për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë. (Fatosi)