Foto nga VCG
Ekspozita e tetë Kinë-Azia Jugore përfundoi të dielën, me kontrata të tregtisë së brendshme dhe të jashtme të nënshkruara me një vlerë totale prej mbi 8 miliardë juanë (rreth 1.12 miliardë dollarë amerikanë), sipas organizatorëve, citon “Xinhua”.
Gjatë këtij eventi të mbajtur në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, shitjet kumulative, edhe online, i kaluan 500 milionë juanë.
Veprimtaria gjashtëditore paraqiti 15 salla ekspozitash me tema duke përfshirë teknologjinë e arkitekturës, prodhimin, energjinë e gjelbër dhe bujqësinë moderne.
Në ekspozitën e këtij viti morën pjesë 82 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, me më shumë se 2000 kompani të pranishme. Gati gjysma e tyre ishin kompani të huaja, duke mbuluar të gjitha vendet në Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore.
Që nga fillimi i saj, ekspozita u ka shërbyer më shumë se 18.000 kompanive vendase dhe të huaja, ka promovuar tregtinë prej më shumë se 100 miliardë dollarë amerikanë dhe ka lehtësuar nënshkrimin e mbi 3000 projekteve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Azisë Jugore arriti në afro 200 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2023, dyfishi i shumës së regjistruar në vitin 2013. (Irma)