Berati është vizituar nga mbi 400 mijë turistë në 6 muaj
2024-07-29 11:04:09

Turiste ne Berat (Foto Atsh)

Turiste ne Berat (Foto Atsh)

Qyteti i Beratit, me bukurinë e tij arkitekturore, por edhe me monumentet e shumta kulturore, ka shënuar një bum të turistëve vendas e të huaj gjatë 6 muajve të parë të vitit, shkruan “ATSH”.

Në periudhën janar-qershor, Berati është vizituar nga mbi 400 mijë vizitorë vendas e të huaj, shifër që pritet të dyfishohet deri në fund të këtij viti, bëjnë të ditur burime zyrtare.

Veç vizitave në kalanë historike dhe lagjet muzeale “Mangalem” e “Goricë”, turistët janë orientuar edhe ndaj degustimit në kantina dhe sporteve të aventurës.

Sportet e aventurës kanë tërhequr turistë nga Holanda, Franca, Belgjika, Italia, Spanja, etj. Pikat kryesore janë rafting në lumin Osum, ngjitja në malin e Tomorit, hedhja me parashuta nga mali Shpirag, vozitje me kanoe në liqenet e Tomorit dhe pedalimi me biçikletat në rrethinat e Beratit.  (Fatosi)