Majlinda Dhuka (Foto Rtsh)
Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në, Majlinda Dhuka, deklaroi se qëllimi i qeverisë është që në vitin 2030 Shqipëria të ulet si e barabartë në tryezën e Bashkimit Europian, shkruan “Panorama”.
“Anëtarësimi në BE është objektivi madhor i Shqipërisë. Qëllimi ynë është të përmbushim të gjitha kushtet për anëtarësim dhe në 2030 Shqipëria të ulet si e barabartë në tryezën e përbashkët europiane”,- tha Dhuka gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste.
Agjenda kombëtare e qeverisë shqiptare parasheh thellimin e mëtejshëm të reformave. Dhuka përmendi forcimin e sundimit të ligjit dhe thellimit të progresit e reformës në drejtësi, thellimit e modernizimit të qeverisjes dhe transformimin e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe dinamizimin e reformave ekonomike. (Fatosi)