Kryeministri Rama (Foto Rtsh)
Kryeministri shqiptar, njëherësh kryetari i Partisë Socialite, Edi Rama deklaroi në Kongresin e PS-së se ka nisur projekti “Shqipëria 2030”, shkruan “RTSH”.
Sipas tij, me këtë projekt duhet të përgatitet një brez i ri, duke paralajmëruar ndryshime të rrënjësishme.
Ai theksoi se edhe PS-ja po përgatitet për projektin “Shqipëria 2030”, duke e cilësuar këtë forcë politike si “Partia Socialiste 2030”.
“Sot nis natyrshëm projekti “Shqipëria 2030”, për të cilin një gjeneratë tjetër duhet të marrë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Është kjo e koha e duhur për të nisur një investim të ri në kapitalin njerëzor të Partisë Socialiste dhe për të punuar me një ambicie të re dhe të madhe, për të pasur edhe një Parti Socialiste 2030”,- u shpreh kryeministri Rama. (Fatosi)