Vota e diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor
2024-07-28 16:44:41

foto: VCG

foto: VCG

Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim deputetët në Kuvendin e Shqipëisë votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të dakordësuara mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke i hapur rrugë votës së diasporës, shkruan “RTSH”.

Po ashtu listat do të jenë të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor, ku do t’i jepet mundësi për herë të parë shqiptarëve që jetojnë jashtë duke u bërë pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament. (Irma)