Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe “Grup Mediapro” i Spanjës nënshkruan të shtunën një memorandum bashkëpunimi në Barcelonë, duke rënë dakord për të bashkëpunuar në ndarjen e burimeve mediatike, prodhimin e programeve, si dhe inovacionin dhe aplikimin e teknologjive të reja.
foto: CMG
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryetari i CMG-së, Shen Haixiong, vlerësoi lart përvojën dhe arritjet e “Grup Mediapro” në transmetimet sportive.
Kryetari dhe CEO i “Grup Mediapro” Tatxo Benet tha se ofrimi prej CMG-së i sinjalit të përbashkët ndërkombëtar 8K për ndeshjet e garat dhe ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit tregon fuqinë e CMG-së në transmetimet sportive. Ai shtoi se pret që të dyja palët të punojnë së bashku për të thelluar shkëmbimet kulturore dhe njerëzore ndërmjet Kinës e Spanjës.
foto: CMG
“Grup Mediapro”, i themeluar në vitin 1994, me seli në Barcelonë, është një nga grupet mediatike me ndikim më të madh në Evropë.
Biznesi i këtij grupi mbulon pesë kontinente dhe përfshin transmetimin e veprimtarive sportive, prodhimet televizive e mediatike, konsulencën mediatike dhe shpërndarjen e përmbajtjes.
Në fillim të këtij viti, “Grup Mediapro” bashkëpunoi me “Microsoft”-in për të vënë në funksionim një bibliotekë të medias sintetike me AI, e para e këtij lloji në Evropë. (Li Huailiang/Artan)