Qeveria zvicerane ka vendosur të kufizojë aksesin e vizitorëve në një nga pikat më mahnitëse turistike të vendit, në resortin e famshëm të Zermatt, ku ndodhet liqeni Riffelsee, në përpjekje për të mbrojtur mjedisin që mos të mbipopullohet, shkruan “RTSH”.
Foto:VCG
Në qershor dhe korrik, kur pranvera më në fund mbërrin në Alpet e larta, turistët mund të shohin lulet alpine që lulëzojnë në 2800 metra.
Por, tani turmat e turistëve janë kthyer në problem, duke shkelur kullotat drejt liqenit dhe duke shtypur lulet. Autoritetet kanë vendosur kufizimin e tyre.
Turistët mund ta vizitojnë zonën, por tani mund të shëtisin drejt liqenit në shtigje të shënuara. Qëllimi nuk është të pengojë vizitorët, pasi Zyra Turistike e Zermatt e reklamon Riffelsee si një mundësi për të bërë fotografi në faqen e saj të internetit, por për t'i edukuar ata rreth mjedisit alpin. (Irma)