Foto:VCG
Italia e Jugut dhe Sicilia po përballet me një thatësirë të madhe pas mungesës së reshjeve të dimrit, duke ngritur shqetësimet se ishulli mund të bëhet një nga rajonet e pakta të regjistruara në zonën e kuqe të Europës për shkak të thatësirës, shkruan “RTSH”.
Rajoni jugor italian po përjeton dimrin e tij më të nxehtë në 60 vjet dhe qyteti i Agrigento-s po përpiqet të përballojë një rënie të rëndë deri në 80% të burimeve ujore.
Qeveria rajonale e Sicilisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke racionalizuar ujin për përdorim bujqësor dhe rezidencial.
“Emergjencë në Pulia, Abruzzo dhe Sicili, por veriu është plot me ujë”, thuhet në një raport, i publikuar nga mediet italiane, i cili përshkruan një situatë veçanërisht të rëndë për këto zona, ku rezervuarët janë pothuajse bosh.
Foto:VCG
Situatë serioze është gjithashtu në Sardenjë, Bazilikatë, Kalabri, Kampania dhe Lacio.
Në Sicili, në fund të qershorit, reshjet kumulative të shiut në 12 muaj ishin mesatarisht 414 mm, vetëm 1 milimetër më shumë se sa u regjistrua gjatë thatësirës së madhe të vitit 2002.
Në një pjesë të madhe të Sicilisë lindore, deficiti i reshjeve kalon 60% në baza vjetore.
Rezervuarët rajonalë ruajnë 267 milionë metër kub, 38.21% të vëllimit të autorizuar të mbushjes dhe 42% më pak se mesatarja për periudhën e pesëmbëdhjetë viteve të fundit.
Në ishull, 6 nga 29 basene nuk kanë më ujë të përdorshëm, 6 të tjerë kanë më pak se një milion metër kub në dispozicion dhe 4 më pak se dy milionë. (Irma)