Qendra e Emergjencave Civile: Shuhen 20 vatra zjarri në 24 orë
2024-07-27 14:09:14

Luftë me flakët (Foto RTSh)

Luftë me flakët (Foto RTSh)

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi se 20 vatra zjarri janë shuar në 24 orë, falë përpjekjeve të pandërprera të forcave operacionale në disa zona të territorit të vendit, shkruan “ATSH”.

Sipas kësaj qendre, dy vatra mbeten problematike, në fshatin Zogaj, në Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, dhe në fshatin Malecaj, në Lezhë.

Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile shpreh mirënjohje ndaj të gjithë efektivëve për punën dhe sakrificën që bëjnë çdo ditë në shërbim të komunitetit.

Po ashtu, qendra u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për të shmangur krijimin e vatrave të reja, nisur dhe nga temperaturat e larta, që nuk favorizojnë situatën. (Irma)