Instituti i Statistikave bëri të ditur se gjatë muajit qershor Shqipëria u vizitua nga mbi 1.9 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 21.5%, krahasuar me qershorin 2023.
Sipas INSTAT-it, 1.788.916 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “ATSH”.
Foto:VCG
Sa i përket hyrjeve të shtetasve në qershor, INSTAT-i bëri të ditur se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke pësuar një rritje me 17.7%, krahasuar me qershor 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967, një rritje me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Lidhur me daljet e shtetasve, INSTAT-i informon se në muajin qershor, 642.471 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i vendit, duke shënuar rritje me 11.5%, krahasuar me qershorin 2023.
Foto:VCG
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor ishin 1.146.445, një rritje me 25.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në qershor, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Europa me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41.921 dhe 11.103 shtetas.
Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë mbi 4.5 milionë shtetas të huaj. (Irma)